Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Mos i humb

Shfuqizimi i udhëzimit administrativ që përcakton kushtet dhe procedurat për homologimin e mjeteve rrugore është kërkuar nëpërmjet rezolutës së Kuvendit të Kosovës, të miratuar dy javë më parë.

Thirrje Qeverisë për t’i dhënë fund monopolit në homologim i kanë bërë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, e edhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.

Por pavarësisht këtij fronti të gjerë anti-monopol, si dhe vlerësimit se me të po cenohen tregu i lirë dhe konkurrenca, Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka marrë vendim nëse do ta mbajë në fuqi udhëzimin administrativ, apo do t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave për ndryshimin e tij.

Udhëzimi Administrativ në fuqi ia mundëson kompanisë “EuroLab” që këtë shërbim ta kryejë e vetme në Kosovë edhe për 10 vjetët e ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit