Ministrja gjermane në Tiranë/ Luhrmann: Shqipëria në BE, rëndësi strategjike

Mos i humb

Ministrja Gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann tha se Bashkimi Europian është e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit dhe kjo ka një rëndësi strategjike.

Ministrja gjermane erdhi në tiranë mënjehërë pas vizitës në shkup dhe u prit nga zv.kryeministri arben ahmetaj. Ajo kërkoi që shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për reformat që ka nisur.

Anna Luhrmann, ministere e Europes dhe Klimes: “Për mua është me rëndësi që pas marrjes së detyrës se si ministre shteti për Europan, doja të çoja një mesazh këtu në Shqipëri. Dua të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, perspektiva në BE, janë me rëndësi strategjike,. Kjo është në interes të Shqipërisë dhe Maqedonisë, por dhe të BE dhe stabilitetit në rajon. Ne punojmë në të mirë të njerëzve në shumë sektorë. Këtë vit kur Shqipëria ulet për herë të parë në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ne gëzohemi që mund të mbështetemi te ky vend për veprime të mëtejshme. Shqipëria ka bërë hapa para. Janë ngritur struktura për përballje me krimin dhe korrupsionin. Zyrtarë të lartë dhe grupe kriminale janë vendosur para bankës së të akuzuarit. Hapat pas do e dëmtonin qartësisht procesin e reformave. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Europën. Ne e mbështesim bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur. Ndaj lipset që të bëhet progres.”,

Numri dy i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj: Ndava me ministren shqetësimin që kryeministri Rama dhe qeveria kanë për vonesën për hapjen formale të negociatave me BE. Shqipëria vijon të referojë një mbështetje në të gjitha sondazhet për procesin e integrimit. Në emër të kryeministrit dhe qeverisë i shpreh keqardhjen ministres se ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Nuk ka asnjë vend anëtar të BE që të ngre një problematikë me Shqipërinë që pengon hapjen formale të negociatave. E megjithëse Komisioni ka 3 vite rresht që konfirmon se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë, akoma besoj që në 6 muajt e ardhshme të kemi hapjen formale të negociatave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit