“Mish Kurbani me Dinjitet për më Nevojtarët – Fondacioni i Rinisë Islame shpërndan ndihma në gjithë trojet shqiptare”

Mos i humb

Në vazhdën e festës së Kurban Bajramit, solidariteti merr një emër të njohur: Fondacioni i Rinisë Islame me seli në Zyrih të Zvicrës. Prej afro dy dekadash ky fondacion kontribuon për familjet në nevojë në të gjitha trevat shqiptare. Edhe këtë vit, bashkë me fondacionin “Mirësia” në Shqipëri, ata kanë shpërndarë ndihma dhe mish kurbani në mënyrë të organizuar, higjienike dhe të denjë për çdo familje. Televizioni Drita ka ndjekur nga afër këtë proces dhe sjell më shumë detaje. Për thuajse 20 vite me radhë, Fondacioni i Rinisë Islame me seli në Zyrih të Zvicrës ka qenë pranë të varfërve, grave të veja dhe jetimëve në mbarë trojet shqiptare. E njëjta frymë bamirësie u ndje fort edhe këtë vit, në prag të Kurban Bajramit.
Në bashkëpunim të ngushtë me fondacionin “Miresia” në Shqipëri, u realizua shpërndarja e mishit të kurbanit për qindra familje në nevojë. Procesi i therjes, përpunimit dhe shpërndarjes u zhvillua sipas standardeve më të larta higjieno-sanitare. Therja u bë në thertore moderne dhe të kontrolluara, ndërsa cilësia e mishit u garantua përmes kontrolleve të rrepta veterinare. Më pas, mishrat u shpërndanë me mjete frigoriferike për të ruajtur freskinë dhe sigurinë ushqimore për përfituesit. Ekipi i televizionit Drita ndoqi nga afër gjithë këtë proces, për të garantuar qytetarët dhe donatorët se ndihmat po shkojnë atje ku duhen – me kujdes, transparencë dhe respekt për dinjitetin njerëzor. Fondacioni i Rinisë Islame, i njohur për kontributin më të madh në mesin e fondacioneve që veprojnë në trevat shqiptare, apelon tek të gjithë besimtarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë: t’i bashkohen këtij misioni human për të sjellë sadopak dritë në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit