“Modeli i federatës nuk është alternativa e vetme për Qipron”

Mos i humb

Ambasadori i Turqisë në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ali Murat Basceri, tha se modeli i federatës nuk duhet të jetë alternativa e vetme për çështjen e Qipros dhe se duhet të shqyrtohen të gjitha alternativat.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Basceri tha se Turqia është e hapur për të shqyrtuar modele alternative për zgjidhjen e çështjes së Qipros, duke shtuar se Ankaraja nuk e ka refuzuar modelin e federatës.

“Sidoqoftë, ai nuk duhet të jetë qëllimi final. Të gjitha alternativat duhet të jenë në shqyrtim”, tha Basceri. Ai shtoi se çdokush duhet të mendojë me kreativitet që të gjenden qasje të reja për t’i dhënë fund kontestit.

“Si palë turke, ne po konsiderojmë dhe vlerësojmë të gjitha alternativat për këtë çështje”, tha Basceri. Ai tha se qipriotët turq, qipriotët grekë dhe tre shtetet garantuese patjetër të kenë një vizion të përbashkët për të ardhmen e ishullit.

Basceri theksoi se Ankaraja dhe Lefkosa kanë bërë punën e tyre në zgjidhjen e çështjes së Qipros kur sipas Planit të Annan-it u mbajt referendum në vitin 2004 si dhe gjatë bisedimeve Crans-Montana në vitin 2017.

“Pala turke i ka bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe permanente për çështjen e Qipros, bazuar në barazinë politike të dy palëve”, theksoi Basceri. Sipas tij, resurset natyrore rreth Qipros janë një burim i pasurisë për tërë ishullin.

Duke i karakterizuar si “faktor që ndryshojnë lojën”, Basceri tha se resurset do të lehtësojnë zgjidhje pozitive të situatës aktuale nëse u atribuohen të gjitha pjesëve të ishullit. Në të kundërtën, ai thotë se efekti i tyre do të jetë negativ.

Pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros në Greqi, Turqia u detyrua të intervenojë në vitin 1974 si forcë garantuese e paqes. Në vitin 1983, u formua TRNC. Në dekadat që pasuan janë bërë disa përpjekje për të zgjidhur kontestin, por të gjitha kanë dështuar. Tentimi i fundit, i mbajtur me pjesëmarrjen e shteteve garantuese, Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Në vitin 2004, plani i Sekretarit të Përgjithshëm të asaj kohe të Kombeve të Bashkuara (OKB), Kofi Annan, u pranua nga qipriotët turq por u refuzua nga qipriotët grekë në referendumin e dyfishtë të mbajtur në të dyja anët e ishullit.

Bisedimet u fokusuan në modelin e federatës, të bazuar në barazinë politike të palëve turke dhe greke të Qipros, por qipriotët grekë e refuzuan një zgjidhje të tillë, duke përfshirë edhe planin e Annan-it, që çoi në krijimin e modeleve tjera.

Në një raport të fundit, Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së, Antonio Guterres, tha se “ide të reja” mund të nevojiten për arritjen e zgjidhjes në ishull.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit