“Mora garancinë nga Rama për mbështetjen e Suedisë në NATO”, ambasadorja Elsa Hastad: Sulme nga Rusia? Jemi të përgatitur!

Mos i humb

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad në konference shtypi ka reaguar për aplikimin e shtetit të saj në NATO. Sipas saj, vendimi u mbështet nga shumica e parlamentit suedez.

Ajo tha se Suedia është e përgatitur për gjithçka, nëse përballet me sulme nga Rusia si kundërpërgjigje për hyrjen në NATO.

Po ashtu ajo theksoi se ka marrë garancinë për mbështetje të Suedisë nga kryeministrit Rama.

“Dje u takova me kryeministrin Rama dhe zonjën Olta Xhaçka. Të dy më garantuan se do mbështesin Suedinë në procesin e saj në NATO.

Kjo është ditë historike, për ne dhe NATO. Suedia është e përgatitur për gjithçka.

Ajo që presim më tepër në çështjen e sulmeve, janë më tepër sulme kibernetike apo të dezinformimit, me qëllim destabilizimin e Suedisë. Ne po e ndihmojnë Shqipërinë shumë.

Suedia po aplikon për anëtarësi në NATO dhe Shqipëria ka aspirata për BE. Suedia po e ndihmon Shqipërinë në Bruksel, në organet e BE dhe me fonde.”, tha Hastad.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit