Mos u frikëso, se Zoti yt është Ai që fal gabimet dhe pranon pendimet

Mos i humb

A nuk të zgjerohet gjoksi, të largohen brengat dhe shqetësimet, e të shtohet lumturia kur dëgjon fjalën e Allahut të Madhëruar. “Thuaj: ‘O robërit e Mi, që e keni ngarkuar veten meshumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtetë, Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që falshumë dhe është Mëshirues” (Kur’an 39:53).

Ajeti fillon me pasthirrmën: ‘O robërit e Mi’, që zemrat të tërhiqenmë fort ndaj kësaj thirrjeje, e të zbuten më shumë shpirtërat e atyre që i humbën shpresat. Në këtë varg kur’anor veçohen ata që i ngarkuan vetet më shumë se të tjerët, me mëkate të shumta dhe gabimetë mëdha. Ai ua ndaloi atyre humbjen e shpresës dhe premtoi për ta faljee mëshirë ndaj mëkateve, qofshin të vogla apo të mëdha, të fshehura apo të hapura, nëse pendohen me sinqeritet të thellë. Pastaj, Allahu[xh.sh.] e cilësoi Veten me përemër veçues dhe me lamin shques çka tregon rasë të përvetshme.

“Me të vërtetë, Ai Allahu është që fal shumë dhe është Mëshirues”
(Kur’an 39:53). A nuk gëzohesh dhe kënaqesh kur dëgjon fjalën e Allahut [xh.sh.]:
“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë mëkat të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i fal mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë në ato që kanë punuar”
(Kur’an 3:135).
“Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha të cilat ju janë ndaluar, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm”
(Kur’an 4:31).
“E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten, e të kërkonin vetë ndjesë te Allahu, e edhe i Dërguari të kërkonte ndjesë për ta, ata do ta kuptonin se Allahu pranon
pendimin dhe është Mëshirues” (Kur’an 4:61).
“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira e që përqëndrohet në rrugën e drejtë” (Kur’an 20:82).
Pa të meta është lartmadhëria e Tij, sa i Mëshirshëm është ndaj robërve të Vet! Aq të madhe e ka mëshirën sa që edhe ata që i bënë shok Allahut [xh.sh.] janë të falur nëse pendohen: “Gjithashtu bënë kufër ata që thanë: ‘Allahu është i treti i treve.’ S’ka në gjithësi tjetër pos Një Allahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zota), ata prej tyre që nuk besuan do t’i kapë dënimi i dhimbshëm” (Kur’an 5:73)’,
“E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë falje te Allahu, kur dihet se Allahu fal shumë, dheështë Mëshirues” (Kur’an 5:74). Pejgamberi [s.a.v.s.] tregon në një hadith kudsij: Thotë Allalhu [xh.sh.]: ‘O biri i Ademit, përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson në Mua, të gjitha gabimet që ke bërë t’i shlyej dhe t’i fal. O bir i Ademit, sikur gabimet e tua të arrijnë kupën e qiellit, ato i ke të falura nga Unë po qe se pendohesh. O biri i Ademit, nëse më vjen imbushur me mëkate, qofshin ato sa gjerësia e tokës, e të takohesh meMua, e nuk më ke bërë shok, gjerësinë e tokës ta kthej me falje mbi mëkatet e tua.”
Pejgamberi [s.a.v.s.] thotë në një hadith të saktë: “Vërtetë, Allahu [xh.sh.] e shtrin Dorën e Tij natën që të pendohen gabimtarëte ditës, dhe e shtrin Dorën e Rahmetit ditën të pendohen gabimtarët e natës gjersa dielli të lindë nga perëndon (dmth Ditën e Gjykimit).”
“Pasha Allahun në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur të mos kishit gabuar, Allahu dot’ju kishte zhdukur dhe do të kishte krijuar një popull tjetër që gabon, dhe kërkon falje pendohet te Allahu, e Allahu është Falësi i tyre”. “Secili nga ju gabon, e më i miri gabimtar është ai që pendohet.”
“Robi që bën mëkat dhe thotë: ‘O Zoti ynë, ma fal gabimin që bëra, se me të vërtetë atë s’e fal kush përveç Teje’, pastaj përsëribën mëkat, dhe thotë: ‘O Zoti ynë, ma fal gabiminqë bëra, se me të vërtetë Ti je Ai që fal shumë’, e pastaj përsëri bën mëkat, dhe thotë: ‘O Zoti ynë, falma gabimin që bëra, nuk e fal gabimin kush tjetërpërveç Teje. ’ Allahu thotë: ‘E diti robi Im se për të ka vetëm një Allah, që ndëshkon për gabimin dhe e fal atë, pra le të bëjë robi Im çfarë të dojë. ”
Dhe kuptimi i këtij hadithit është se: përderisa robëri pendohen
dhe kërkojnë falje për gabimet e bëra, jam Unë Ai që i fal ata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit