Moska akuzon SHBA-të se planifikojnë ndarjen e Sirisë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Llavrov, akuzoi SHBA-të sot, se janë duke planifikuar ndarjen e Sirisë.

“Planet për ndarjen de fakto të Sirisë, tashmë ekzistojnë. Jemi në dijeni për këtë, prandaj do ti pyesim kolegët tanë amerikanë se si e kanë paramenduar një gjë të tillë”, tha Llavrov gjatë një fjalimi të mbajtur në garën “Liderët e Rusisë”.

Ai shtoi më tej se amerikanët kanë ndryshuar deklaratat për arsyet e qëndrimit të tyre në Siri, duke lënë anash garancitë e dhëna, se prania e tyre në Siri ka vetëm një qëllim, mposhtjen e terroristëve.

“Tashmë ata thonë se prania e tyre do të jetë deri atëherë kur do të binden se Siria ka filluar një proces të qëndrueshëm të stabilitetit politik, që nënkupton ndryshimin e regjimit”, tha Llavrov.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një luftë shkatërruese qytetare që filloi në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Asadit u përplas me protestat pro-demokratike me një trazirë të papritur./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit