Turqia i dorëzon BE-së dokumentin për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Bashkimin Europian (BE), ambasadori Faruk Kaymakçi i dorëzoi Zëvendës presidentit të parë të Komisionit Europian, Frans Timmermans dokumentin dhe anekset lidhur me planin e punës për liberalizimin e vizave.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ambasadori Kaymakçi në një takim në Strasburg i ka dorëzuar Timmermans-it dokumentin dhe shtojcat në fjalë.

Kaymakçu gjatë takimit me Timmermans ka thënë se për mbarëvajtjen e kësaj pune KE duhet të japë mbështetje për Turqinë. Kaymakçi ka theksuar se angazhimet e specifikuara në dokument do të realizohen në kuadër të shenjave pozitive që do të merret nga Komisioni.

Timmermans ka thënë se ekspertët do të fillojnë menjëherë punën duke shprehur falënderimet e tij për ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Çavusoglu në një program televiziv dje deklaroi se nga 72 kriteret për liberalizimin e vizave, sipas Turqisë janë përmbushur 67 kritere ndërsa sipas BE-së 65.

Çavusoglu tha se pala e BE-së ka rekomandime lidhur me atë se çfarë duhet bërë për kriteret e mbetura dhe se Turqia ka përfunduar punën e saj. “Sipas nesh ne i kemi plotësuar 72 kriteret. Që nga momenti që do t’ia dorëzojmë letrën BE-së, tani më topi është te pala tjetër. Së bashku me ta duhet që të vazhdojmë dhe të finalizojmë sa më parë procesin”, ka potencuar ai./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit