Moti i keq deri të enjten, temperaturat rriten në fundjavë

Mos i humb

I gjithë vendi do të përfshihet në temperatura nën zero grade Celcius mëngjesin e së mërkurës.

Meteorologët parashikojnë temperatura të ulëta deri në minus 12 grade celsius në ekstremin verior, por i ftohti do të përfshijë dhe zonat e ulëta e ato bregdetare.

“Pas mesnatës, po dhe mëngjesi i të mërkurës, dhe vijon dhe mëngjesi i të enjtes të mbetet në vlerat zero, minus një, të ulëta priten në Shkodër dhe Lezhë. Në zonat veriore dhe verilindore do të zbresë në minus 8 apo minus 9, ndërkohë ekstremi verilindor, pra zona Radomir, Shishtavec e deri lart në Has të shënojë dhe minus 11 apo minus 12 gradë Celcius”, thotë Tanja Porja.

Duke nisur nga mesnata e të martës, një pjesë e mirë e territorit do të përfshihet nga reshje dëbore dhe vetëm zona jugperëndimore do të ketë reshje shiu . Meteorologët thonë se dhe Durrësi mund të ketë dëborë mëngjesin e së enjtes.

“Në mos deri në mbrëmje, pas mesnatës e deri në mëngjesi e të mërkurës presim të shohim reshje bore në gjithë zonën qëndrore, përfshi dhe Tiranën. Shanset janë të larta që të ketë dëborë dhe në bregdetin e Durrësit dhe deri në Fier”, tha Porja.

Temperaturat do të nisin të ngrihen mesditën e së enjtes. E premtja sjell një rritje drastike të tyre deri në 9 apo 10 grade Celcius më shumë duke hyrë kështu menjëherë në temperaturat e pranverës, me përjashtim të disa zonave malore ku temperaturat do të vazhdojnë të regjistrohen 0 apo minus 1 gradë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit