Motrat me fëmijë aksidentohen te “Gjiri i Lalzit”, vdes njëra

Mos i humb

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur pasditen e sotme pranë “Gjirit të Lalëzit”. Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrotull, ku gjatë parakalimit në një kthesë janë përplasur dy automjtet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga makinat e përfshira në aksident ishte një Fuoristradë ku udhëtonte një shtetas francez dhe e fejuara e tij, ndërsa në makinën tjetër dy motra dhe fëmijët e tyre, 5 persona.

Si pasojë e përplasjes, njëra nga motrat ka mbërritur pa jetë në urgjencën e Durrësit, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit