MPJ E KOSOVËS I DËRGON MESAZH BE-SË: SERBIA SHKELI MARRËVESHJEN

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate ka bërë me dije se hyrja në mënyrë ilegale në Kosovë nga zyrtarët e lartë serbë është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit.

MPJ ka kërkuar nga shtetet e Kuinti-t, BE-së dhe komunitetit ndërkombëtarë në përgjithësi që t`i bëjnë thirrje Serbisë që të distancohen nga veprimet provokuese.

Komunikata e plotë e MPJ-së së Kosovës:

Në kohën kur Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë kanë hyrë në një fazë përfundimtare të dialogut për arritjen e një Marrëveshjeve të Detyrueshme Ligjore/Traktat Paqeje në mes dy vendeve, hyrja ilegale e zyrtarëve të lartë shtetëror serb në territorin e Republikës së Kosovës është një provokim, tentim eskalimi i situatës në terren për të forcuar pozicionin në bisedime dhe nxitje e pastër e marrëdhëneve ndër-etnike.

Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, kanë arritur Marrëveshje, e cila specifikon në mënyrë të qartë rregullat dhe procedurat e vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dyja shtetet respektive.

Andaj, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se veprimi i sotshëm illegal i zyrtarëve të lartë nga fqinji verior ishte shkelje e rëndë jo vetëm e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, por edhe e Marrëveshjes së Brukselit.

Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e përkushtuar për dialog, promovim të mëtejmë të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjërore, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perendimor dhe përmirësimin e mirëqenies të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, por nuk do të heshtë dhe tolerojë sjellje të tilla.

Ministria e Punëve të Jashtme thërret Shtetet e Kuintit, Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtarë në përgjithësi që t’i bëjnë thirrje urgjente shtetit serb të distancohet nga politikat dhe veprimet provokuese, që kanë synim përkeqësimin dhe destabilizimin e situatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit