MSH: Merri të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në “Facebook” ka bërë thirrje që qytetarët të marrin të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës.

Sipas njoftimit në MSH-së, vaksinimi kundër COVID-19 ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60-vjeç e më lart në Evropë.

Ndryshe, tash e dy javë qytetarët në Kosovë kanë mundësinë që të vaksinohen edhe me dozën e tretë përforcuese të vaksinës anticovid.

“Vaksinimi kundër COVID-19 ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60-vjeç e më lart në Evropë, sipas studimit të përbashkët të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Kështu është bërë e ditur ditë më parë sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Eurosurveillance”, i kryer në 33 vende të Evropës.

Studiuesit, duke përdorur numrat javor të vdekjeve të raportuara në grup-moshë llogaritën se sa njerëz do të kishin vdekur pa vaksina dhe më pas i krahasuan këto parashikime me humbjet e jetëve në periudhën dhjetor 2020-dhjetor 2021. Sipas tyre, pa vaksinim ky numër në Evropë do të dyfishohej.

Merri të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit