Musaka me Presh dhe Krem Qumështi – Shije Speciale

Mos i humb

Trump përgatitet të lërë Shtëpinë e Bardhë: Sigurisht që do e bëj nëse…

Presidenti i SHBA, Donald Trump po përgatitet të lërë Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në zgjedhejt e 3 nëntorit.

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Akuzohen se kultivuan kanabis, ndalohen 4 persona në Lezhë

Lezhë – Ded Lleshi,Aleks Gjoni, Fatmir Ndou dhe Arben Doda janë ndaluar nga policia për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi.

Itali, policia arreston 28 pjesëtarë të dyshuar të ”Camorra”-s

Policia italiane arrestoi të paktën 28 persona, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të njohur mafioz ”Camorra”. Të arrestuarit...

Kuzhina shqiptare është fantastike në shijet e larmishme që ofron.

Receta të ëmbla dhe të kripura, shije plota e të lehta kënaqin nepsin dhe oreksin e gjithkujt që i provon.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë mënyrën e përgatitjes të musakasë me presh dhe krem qumështi, një recetë e mrekullueshme e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi.

Musakaja shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshme, kos apo dhallë të freskët etj.

Një gatim fantastik që do mbledhë me siguri gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e musakasë me presh

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

500 gr mish të grirë,

700 gr presh

Pak gjalpë të freskët

Vaj ulliri

1-2 domate,

Majdanoz,

Kripë,

Piper i zi,

Për kremin e qumështit (beshamelën)

3 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

2 deri 3 gota qumësht

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

Kripë

Për beshamelën: Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tenxhere të hidhni mishin e grirë me pak vaj ulliri dhe gjalpë të freskët.

Kaurdiseni për 15 minuta dhe më pas shtoni preshin e grirë hollë.

Hidhni kripë dhe piper të zi dhe kaurdiseni derisa volumi i preshit të bjerë. Shtoni një gotë me ujë dhe kaurdiseni herë pas here derisa uji të avullojë.

Më pas shtojmë domatet e grira dhe majdanozin e prerë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë.

Më pas shtroni në sipërfaqe kremin e qumështit (beshamelën) që keni përgatitur dhe piqeni në furrë të parangrohur derisa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Musakaja përgatitet me të gjitha llojet e perimeve të tjera, si me patëllxhanë, patate apo edhe kungulleshka etj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Lufta ndaj COVID-19, Gjermania zgjat kufizimet, Austria dhe Spanja planifikojnë t’i lehtësojnë ato

Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll valën e re të infeksioneve me Covid-19, Gjermania vendosi që masat kufizuese të vijojnë të...

COVID-19/ Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina, pre e spiunazhit kibernetik

Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina është shënjestruar nga spiunazhi kibernetik, bën të ditur korporata ndërkombëtare e pajisjeve të biznesit IBM.  Kompania...

Grabitet banesa në Tiranë, morën biizhuteri e sende me vlerë. Ja sa para vodhën hajdutët

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona në orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Uniformat...

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Shpërthim në një depo në Britani: Rregjistrohen disa të lënduar, ende nuk ka viktima të konfirmuara

Shërbimet e urgjencës kanë konfirmuar se ka pasur një numër të madh të lënduarish në një shpërthim në një depo në Bristol...