Mustafa në në Itali, flet për liberalizim vizash

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, po marrin pjesë në konferencën ministrore “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor” që po mbahet në Brindizi të Italisë.

Mustafa është shprehur se Kosova është falënderuese për mbështetjen e Italisë në forcimin e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë, për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe parandalimin e luftimin e formave të ndryshme të krimit të organizuar e terrorizmit.

“Projekti i mëparshëm i udhëhequr nga ministria e brendshme e Republikës së Italisë, por edhe ky aktual kanë treguar rezultate konkrete. Policia e Kosovës ka përfituar mbështetje në katër (4) raste të përbashkëta të hetimeve në mes të shteteve të Ballkanit perëndimor dhe shteteve të BE-së”, tha ministri Mustafa. “Për të qenë partner të barabartë me të gjitha vendet e BE-së, për të bashkëpunuar në shkëmbimin e informatave për luftimin e krimit të organizuar transnacional, është imediate anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizatatbotërore të sigurisë”.

Gjatë kësaj vizite, Mustafa është takuar me zëvendësministrin e Brendshëm të Italisë, Nicola Molteni, me të cilin ka diskutuar për liberalizimin e vizave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë masa për të siguruar zbatim të mirëfilltë të liberalizimit të vizave dhe parandalim të abuzimeve të mundshme të lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Në këtë drejtim kemi filluar fushatën gjithëpërfshirëse vetëdijësuese për parandalimin e migrimit dhe informimin e qytetarëve lidhur me te drejtat dhe obligimet nga lëvizja e lire pa viza”, i ka thënë Mustafa Moltenit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit