Naftëtarët e Ballshit si Kukësi, protestë të premten në Tiranë

Mos i humb

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit kanë protestuar sërish për pagat e munguara, dhe këtë herë janë zhvendosur brenda ambienteve të uzinës.

Prej disa muajsh ata kërkojnë pagat e prapambetura, sigurimet shoqërore dhe rifillim të punës së uzinës. Ata janë konfrontuar me administratorin i cili u mbrojt nga forcat e sigurisë.

Kreu i konfederatave Taf Koleci u ka kërkuar protestuesve që të premten të nisen drejt Tiranës, njësoj si Kukësi.

Ai tha se ka komunikuar me ministrin Damian Gjiknuri, por ka një ngërç midis palëve, pasi është futur në mes banka. Koleci shtoi se do i kërkojnë kryeministrit Rama fillimin e punës për të gjithë punëtorët dhe jo vetëm një pjesë. “Me kontratat individuale qe keni firmosur ju quheni punetore te rinj”, është shprehur ai.
Protestuesit thanë se protesta do të vijojë në rrugët e Ballshit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit