
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me homologët e tij nga Aleanca Veriatlantike në Samitin e Londrës në dhjetor.
Stoltenberg sot tha se liderët do të “adresojnë sfidat e sigurisë me të cilat përballemi tani dhe në të ardhmen, dhe për të siguruar se NATO do të vazhdojë të përshtatet në mënyrë që ta mbajë popullatën e saj thuajse një miliard njerëz të sigurt”.
Siç shkruan aa, ai falënderoi qeverinë britanike për pritjen e takimit, që do të mbahet gjatë shënimit të përvjetorit të 70-të të NATO-s. Data e saktë e mbajtjes së samitit nuk është dhënë.


