Ndahet nga jeta poeti arbëresh Pietro Napoletano, Meta: Vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë të përbashkët

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të poetit arbëresh, profesor Pietro Napoletano.

Në një mesazh në “Facebook”, President Meta shkruan se vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë të përbashkët dhe gjuhën arbërore.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të profesor Pietro Napoletano, poet arbëresh nga komuna Firmo e rajonit të Kalabrisë.

Vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kuturën tonë të përbashkët dhe gjuhën arbërore

Poezitë e Napoletanos në arbërisht “Ka kroi i Pirukes” dhe “Brinj mullirit” nuk janë vetëm një dëshmi e talentit të tij të rrallë letrar, por dhe të dashurisë së jashtëzakonshme për gjuhës arbëreshe.

I bashkohem dhembjes së familjes dhe ngushëllimeve të të gjithë arbëreshëve të dashur dhe miqve të tij. 🇦🇱🇮🇹”, shkruan Kreu i Shtetit.

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit