Receta e Sallatës së Freskët me Patate dhe Kungulleshka

Mos i humb

Sallatat gjatë verës kthehen jo vetëm në shoqërueset e recetave të tjera, por edhe në pjatën kryesore të vaktit.

Duke qenë se në verë edhe trupi ka nevojë për ushqime më të lehta dhe të freskëta, sallatat e ftohta janë zgjidhja më e zgjuar.

AgroWeb.org ka publikuar shumë lloje të ndryshmesh sallatash, si ato me kos dhe perime, me perime të pjekura, apo edhe me qiqra apo kinoa.

Përveç shijes këto sallata i japin trupit mundësinë për të qenë i shëndetshëm por edhe për të larguar peshën e tepërt e fituar gjatë stinëve të ftohta.

Sot ne të AgroWeb.org ju sugjerojmë një sallatë pak më të plotë e cila mund të konsumohet edhe pa e shoqëruar me diçka tjetër.

Përbërësit

800g patate

180g qepë të kuqe

150g misra

Vaj ulliri

450g kungulleshka

250g domate te vogla

Borzilok

Kripë

Piper i zi

Lëng limoni

Përgatitja

Pasi të keni larë me ujë të bollshëm me pak uthull mole të gjitha perimet nisni me përgatitjen e recetës.

Si fillim qëroni dhe prini në kubikë të vegjël patatet dhe vendosini për t’u zierë në një tenxhere me ujë me pak kripë.

Ndërkohë prisni po në kubikë edhe kungulleshkat dhe pasi të kenë zierë patatet, ndryshoni ujin dhe ziejini për disa minuta.

Vazhdoni me prerjen e domateve qershi në gjysmë, nëse dëshironi mund të përdorni edhe domatet të mëdha, ato zemër kau apo domatet e gjata italiane.

PErimet e ziera lejojini që të ftohen para se t’i përzieni me ato të freskëtat.

Qëroni dhe grini qepën e kuqe në feta sa më të holla, dhe AgroWeb.org ju këshillon që ta shtypni me pak kripë qepën kështu i hiqni djegësirën.

Vendosini të gjitha perimet e përgatitura në një as të madh dhe shtoni aty edhe misrin.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni salcën e marinimit, pasi sallata nuk ka kuptim pa të.

Në një tas të vogël përzieni vaj ulliri, lëngun e limonit, kripën, piperin e zi dhe borzilokun e grirë imët.

Më pas këtë përzierje hidhjani perimeve dhe përziejini mirë në mënyrë që ato të marinohen sa më mirë.

Nëse doni një shije më të fortë lëreni sallatën të mbuluar me një qese kuzhine në frigorifer për të paktën 3-4 orë.

Ajo do të jetë e freskët dhe me një shije të mrekullueshme.

Me të mund të shoqëroni recetat e mishit dhe peshkut për t’i dhënë tryezës suaj njgyra dhe shije fantastike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit