Ndërhynë ushtria e zjarrfikëset, shuhet zjarri në Kurbin, hektarë me ullishte e dru frutorë të djegura

Mos i humb

Shuhet zjarri në një ullishte në fshatin Zhejë të Kurbinit, i nisur prej ditës së djeshme.

Ushtria e zjarrfikëset kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe kanë arritur të shuajnë flakët që favorizoheshin nga era.

Qindra rrënjë ullinj e pemë frutore janë djegur. Policia procedoi penalisht një grua për shkatërrim prone nga pakujdesia.

Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë, ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit