Një anije me 45 refugjatë sirianë fundoset në juglindje të ishullit të Kretës

Mos i humb

Një anije me 45 refugjatë sirianë u fundos në juglindje të ishullit grek të Kretës, njoftuan dje autoritetet turke.

“Anija u fundos në orën 21:10 sipas kohës lokale të enjten në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Turqisë për shkak të kushteve të rënda të motit”, tha Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në një deklaratë.

Anija po lundronte drejt Italisë përpara se të mbaronte karburantet, thuhet në deklaratë, raporton AA.

Tridhjetë e një refugjatë u shpëtuan nga një anije në pronësi të Turqisë në rajon ndërsa pesë u shpëtuan nga një helikopter grek, thuhet më tej.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në rajon me dy fregata dhe avionë patrullues detarë që i përkasin Komandës së Forcave Detare Turke, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në një deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit