Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri, 60.7 % nga vendet e BE-së

Mos i humb

Në vitin 2020 ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë mesatarisht 60,7 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërkohë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 8,9 % të këtyre ndërmarrjeve.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri 2018-2020”, sipas të cilit, në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet: shërbime 24,0 %, tregti 13,8 % dhe industri 10,8%.

Ndërkohë që totalin e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vendin tonë kryesojnë ato italiane me 48,0 % të punësimit dhe 21,2 % të shitjeve neto.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës, me mbi 70%.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit