Ndërroi jetë nga COVID-19, 21-vjeçari nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese, kishte vetëm 1 ditë tek ‘Shefqet Ndroqi’

Mos i humb

Një 21-vjeçar nga Elbasani është nga viktimat me moshën më të rej nga COVID-19 në Shqipëri gjatë gjithë pandemisë.

I riu kishte shfaqur probleme që të dielën kur ishte paraqitur në spitalin e Elbasanit, teksa mjekët kishin rekomanduar transferimin në Tiranë por familjarët nuk pranuan.

Deri të mërkurën familjarët e kanë mbajtur në banesë 21-vjeçarin, teksa më pas kanë pranuar të transferohet në Tiranë tek Shefqet Ndroqi.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se i riu kishte sëmundje bashkëshoqëruese si dhe probleme kardiake e mendore.

Ai qëndroi vetëm një ditë i intubuar tek COVID-2 teksa ndërroi jetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit