Ndërron jetë ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Mos i humb

Mediat egjiptiane njoftuan se ish-presidenti Hosni Mubarak ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Egjiptit, Mobarak i cili një kohë të gjatë jetonte me probleme shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Djali i tij, Ala, në një deklaratë që kishte dhënë para do kohe, deklaroi se babai i tij gjendet në dhomën e kujdesit intensiv për shkak të sëmundjes.

Emri i plotë i të cilit është Muhammad Hosni El Sayed Mubarak, lindi më 4 maj të vitit 1928. Ai u bë president i vendit në vitin 1981 pasi Anwar Sadat u vra si pasojë e një atentati, e deri në shkurt të vitit 2011 si pasojë e protestave popullore të quajtura “Pranvera Arabe”. 

Ai pasi dha dorëheqjen detyrën i la zëvendësit të tij Omar Suleyman.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit