Ndihmoi në arratisjen e 2 shtetasve me precedentë penalë, arrestohet 32-vjeçari, në pranga edhe një 49-vjeçar

Mos i humb

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka ndihmuar për tu larguar shtetasit A. I dhe S. S., të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar për të ushtruar kontroll.

Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi A. N., 49 vjeç, banues në Fier pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Fier,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu në aksin rrugor Fier-Patos, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin E. Xh., 36 vjeç, banues në Mallakastër i cili ishte duke udhëtuar me një motomjet.

 

Njoftimi i Policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 32 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A. I., 35 vjeç,(i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe S. S., 36 vjeç, banues në Fier( i dënuar më parë për tentativë vrasje).

Arrestimi i shtetasit D. Sh. u bë pasi ka ndihmuar për tu larguar shtetasit A. I dhe S. S., të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar për të ushtruar kontroll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ne ngarkim të shtetasit D. Sh., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe në ngarkim të shtetasve A. I dhe S. S., si autor të dyshuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., 49 vjeç, banues në Fier pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” duke drejtuar automjetin tip “Iveco” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Fier,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në aksin rrugor Fier-Patos, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin E. Xh., 36 vjeç, banues në Mallakastër i cili ishte duke udhëtuar me një motomjet dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u procedua penalisht shtetasi M. Ç., 66 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit