Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe!

Mos i humb

Tirane- PD dhe PS tashmë kanë ndezur motorët dhe kanë përzgjedhur drejtuesit e qarqeve politike me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme, 2025.Ndërkohë PS ka caktuar dhe një drejtues qarku të 13-të, Taulant Ballën për emigracionin.

Ndërkohë pak ditë më parë kryesia e PD-së caktoi dhe drejtuesit politikë në 12 qarqe që do të drejtojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama vendosi të forcojë aksionin politik në kryeqytet. Qarku i Tiranës do të bashkëdrejtohet jo vetëm nga nga Erion Veliaj, – i cili në zgjedhjet vendore të 2023 fitoi 4 nga 5 bashkitë, përveç asaj të Kavajës – por dhe kryeparamentarja Elisa Spiropali dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Përballë është Belind Këlliçi, i cili edhe pse humbi në bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2023, u caktua drejtues politik i të gjithë qarkut nga Partia Demokratike.

 qarkun e Shkodrës pas fitores së bashkisë, Rama i beson Benet Becit drejtimin politik të qarkut, ndërsa përballë nga PD teston Luçiano Boçin, i cili nuk ka drejtuar ndonjëherë këtë qark por ndikimin më të madh e ka në Elbasan, ku falë votave të këtij qarku u bë i vetmi nga demokratët që theu herësin në zgjedhjet parlamentare të 2021. Nënkryetari i kësaj partie la mandatin e deputetit një vit më parë për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit ku doli humbës. Ndërsa tani do të drejtojë qarkun e Shkodrës, zonë ku socialistët e shohin veten fitues sërish pas fitores së zgjedhjeve vendore.

Në Dibër përballë do të jenë dy dibranë. Kryeministri Rama këtë herë ia besoi Dibrën ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i cili për herë të parë merr një detyrë kaq të lartë politike pasi iu bashkua kabinetit qeveritar në janar 2024.

Por megjithëse dibran, Gonxhja nuk ka pasur angazhim politik në Dibër, ndërsa përballë tij do të ketë Xhelal Mziun e PD-së, i cili ka qenë drejtues politik në këtë qark dhe në zgjedhjet e kaluara, por se qëndroi me Bashën, më pas nisi të marrë pjesë në mbledhjet e grupit të Berishës, qëndroi disa herë në me të të dyjave palëve dhe në fund shkoi sërish te ish-kryeministri.

Qarku Tiranë
– PS/ Erion Veliaj, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu
– PD/ Belind Këlliçi
Qarku Shkodër
– PS/ Benet Beci
– PD/ Luçiano Boçi
Qarku Kukës
-PS/ Pandeli Majko
-PD Flamur Hoxha
Qarku Dibër
-PS/ Blendi Gonxhja
-PD/ Xhelal Mziu
Qarku Lezhë
PS/ Ulsi Manja
PD/ Agron Gjekmarkaj
Qarku Durrës
PS/ Emiriana Sako
PD/ Oerd Bylykbashi
Qarku Elbasan
PS/ Arbian Mazniku
PD/ Ervin Salianji
Qarku Fier
PS/ Belinda Balluku
PD/ Gazmend Bardhi
Qarku Berat
PS/ Ervin Demo
PD/ Enno Bozdo
Qarku Korçë
PS/ Niko Peleshi
PD/ Ivi Kaso
Qarku Vlorë
PS/ Bledi Çuçi
PD/ Bujar Leskaj
Qarku Gjirokastër
PS/ Mirela Kumbaro
PD/ Tritan Shehu
PS ka dhe Taulant Ballen drejtues politik per Diasporen
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit