Politika uron vitin e ri shkollor

Mos i humb

Për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, në nisje të ditës së parë të shkollës nuk kanë munguar urimet edhe nga politika dhe krerët e shtetit.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka uruar një vit të mbarë shkollor, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Presidenti Bajram Begaj shkruan se një brez që përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ndërsa Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kthyer në traditë një letër urimi, për sa më shume suksese, drejtuar gjithë nxënësve të Tiranës.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale Kryetari partisë Demokratike Sali Berisha uroi sot nis viti i ri shkollor.
Së pari urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit në këtë ditë të veçantë për ata dhe mbarë kombin. Veças një urim nga zemra vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë ne bankat e shkollës. Një vit plot shëndet dhe të suksesshëm për të gjithë.

Ilir Meta : Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese të gjithë nxënësve dhe mësuesve për fillimin e vitit të ri shkollor, veçanërisht vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre dhe u garantoj se sakrificat për t’u mundësuar arsim cilësor do t’u shpërblehen një ditë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit