SHBA në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.417 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 80.056.
SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie, ndërkohë çdo ditë bilanci i vdekjeve dhe rasteve të zbuluara në vend është duke u përkeqësuar.
Sipas uebfaqes “Worldometer”, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 25.232 raste COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.348.315.
Në SHBA deri më tani janë realizuar 8.925.350 teste të dyshuara të COVID-19, ndërsa numri i personave të shëruar është rritur në 238.080.
New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 343.709 raste të konfirmuara dhe 26.598 vdekje, i ndjekur nga New Jersey dhe Massachusetts.


