Turqi, rritet në 3.786 numri i vdekjeve nga COVID-19

Mos i humb

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i rasteve të koronavirusit në Turqi është rritur në 138.657, me 1.542 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ai po ashtu njoftoi se 3.211 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar rritet në 92.691. Numri i rasteve aktive në vend është 42.180.

Ministri turk tha se që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 1.37 milion teste të dyshuara COVID-19, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 36.187 teste.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4 milionë, me mbi 280 mijë të vdekur dhe pothuajse 1.4 milionë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit