Në Australi vazhdojnë masat edhe një muaj

Mos i humb

Australia do të vazhdojë masat e rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) edhe gjatë javëve të ardhshme, njoftoi kryeministri i vendit, Scott Morrison.

Morrison deklaroi se kufizimet aktuale do të qëndrojnë në vend edhe për të paktën në katër javët e ardhshme.

“Gjëja pozitive që mund të themi është se ne shpesh kemi hasur në situata, sikur tani, për të kaluar në një pozitë më të mirë në të ardhmen… por ne duam që t’ua bëjmë të qartë australianëve, se kufizimet fillestare që kemi vendosur për momentin, nuk kemi plan t’i ndryshojmë për katër javët e ardhshme”, tha ai në një konferencë shtypi pas mbledhjes së kabinetit, sipas “Sydney Morning Herald”.

“Do të bëhet hap pas hapi, do të ketë prova dhe gabime. Ky është plotësisht një territor i paeksploruar. Asnjë vend në botë nuk e ka bërë ende këtë”, tha ai.

Vendi ka 6.462 raste me koronavirus deri më tani, me 63 vdekje dhe 2.355 të shëruar.

Kryeministri Morrison pranoi ndikimin financiar të bllokimit dhe u kërkoi qytetarëve të jenë të gatshëm për “disa lajme shumë të ashpra ekonomike në muajt në vazhdim”.

Ndërkohë, nxënësit në Uellsin e Ri Jugor pritet të kthehen në shkolla nga 11 maji.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian tha se masat e reja për distancën në shoqëri do të zbatohen në shkolla për të mbrojtur mësuesit dhe nxënësit.

Zelanda e Re javën e ardhshme me vendim për masa

Qeveria e Zelandës së Re do të vendosë javën e ardhshme nëse do të ulë nivelin e masave të vendit.

Vendi ka 1.401 raste me COVID-19, 9 të vdekur dhe 770 të shëruar deri më tani.

Masat do të mbesin në nivelin e katërt të gatishmërisë deri më 22 prill, ndërsa një vendim për veprim të mëtejshëm nuk pritet të hënën e ardhshme.

Të enjten, Kryeministrja Jacinda Ardern deklaroi se masat “mbesin mënyra më efektive për të thyer zinxhirin e bartjes”, njoftoi e përditshmja lokale “New Zealand Herald”.

“Mesazhi kryesor mbetet – qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetën”.

Sipas raportit, mund të ketë edhe rihapje të pjesshme të shkollave, ndërsa numri i njerëzve në funerale dhe dasma do të kufizohet në 10 persona.

“Për të eliminuar COVID-19 do të vazhdojë të kërkojë një ekip prej pesë milionësh. Me anë të masave kemi treguar aftësinë tonë për të vendosur një mur virtual që ka thyer zinxhirin e transmetimit”, tha Ardern.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit