“Në botë gjenden 258 milionë migrantë ndërkombëtarë”

Mos i humb

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri të ditur se në botë gjenden aktualisht 258 milionë migrantë që kanë braktisur vendlindjen dhe jetojnë në shtete të tjera.
Sipas një raporti të publikuar nga OKB me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve, numri i migrantëve ndërkombëtarë është rritur për 49 për qind nga viti 2000, duke shkuar në 258 milionë, prej të cilëve 49,8 milionë (19 për qind) gjenden në SHBA.

Pas SHBA-ve, si vende që strehojnë më së shumti migrantë radhiten Arabia Saudite, Gjermania dhe Rusia me nga rreth 12 milionë, kurse në vendin e pestë Britania me afër nëntë milionë. Siç thuhet në raport, shtetet me të ardhura të larta strehojnë afërsisht 165 milionë ose 64 për qind të migrantëve.

OKB thekson se dy e treta e migrantëve ndërkombëtarë në vitin 2017 jetojnë vetëm në 20 shtete, duke shtuar se “migrantët kanë kontribuar në rritjen e popullsive në Amerikën e Veriut dhe Oqeani, ndërkaq popullsia e Evropës do të zvogëlohej po të mos ishin migrantët”.

Mes viteve 2000-2015, migrantët kanë kontribuuar me 42 për qind në rritjen e popullsisë në Amerikën e Veriut dhe me 31 për qind në atë të Oqeanisë.

– 26 milionë janë azilkërkues ose refugjatë –

Sipas raportit të OKB-së, 26 milionë e migrantëve ndërkombëtarë në vitin 2017 janë me statusin azilkërkues ose refugjatë.

Teksa pjesa dërrmuese e migrantëve ndërkombëtarë jetojnë në shtete me të ardhura të larta, 22 milionë e azilkërkuesve dhe refugjatëve janë strehuar nga shtete me të ardhura të ulta dhe të mesme.

OKB bën të ditur se tre e katërta e migrantëve ndërkombëtar (74 për qind) janë të moshës mes 20 dhe 64 vjeç dhe se mosha mesatare e tyre është 39,2 vjet.

– 48,4 për qind e migrantëve janë gra –

Siç theksohet, 48,4 për qind e migrantëve për vitin 2017 janë gra, ndërsa numri i migrantëve gra është më i madh në të gjitha rajonet me përjashtim të Afrikës dhe Azisë.

Çdo gjashtë nga dhjetë migrantë ndërkombëtarë jetojnë në Evropë ose Azi, ndërsa migrantët përbëjnë dhjetë për qind të popullatës në Amerikën e Veriut dhe Oqeani.

Ndërkohë, India është regjistruar si vendi me më shumë shtetas që jetojnë jashtë kufijve të saj (17 milionë). Ajo ndiqet nga Meksika me 13 milionë dhe Rusia, Kina, Bangladeshi, Siria, Pakistani dhe Ukraina me gjashtë deri në 11 milionë shtetas që jetojnë jashtë vendit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit