“Përmbahuni në komisione”/ Rama-socialistëve: Mos degradoni përballë të lajthiturve!

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS është treguar i prerë me deputetët socialistë, të pranishëm në komisionet parlamentare, duke iu kërkuar të përmbahen në debate me kundërshtarët politikë.

Rama iu tërhoqi vëmendje deputetëve të tij, teksa ju tha se nuk duhet të degradojnë debatin në “kush je ti e kush jam unë”.

“Së fundi, një vërejtje, të gjithë duhet të përmbahen e të përmbajnë njëri-tjetrin në komisionet parlamentare për të mos lejuar që puna në sy të publikut me orë të tëra dhe përballë provokatorësh e agjitatorësh të mirë stërvitur, por së fundi edhe pak të lajthitur, për shkak të shpërthimit të bravave e vareve, të degradojë në “kush je ti, e kush jam unë”.

Ka pasur dy apo tre raste, të cilat kanë qenë për të ardhur keq, të cilat nuk na ndihmojnë fare që ta përmirësojmë sadopak pozicionin e politikës në sytë e njerëzve”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit