Zbardhen detajet e vrasjes në Lezhë/ 17-vjeçari vrau 65-vjeçarin për tu hakmarrë, arrestohet nga policia!

Mos i humb

Një vrasje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në qendër të fshatit Manati të Lezhës.

Një 65 vjeçar me iniciale L , L.  u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një 17 vjeçar, i cili pas krimit të rëndë është arrestuar nga policia.

Sipas policisë vrasja ka motive hakmarrjeje. Mësohet se 17-vjeçariti kane vrarë të atin,  por vrasja nuk është bërë nga viktima L. L.

“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin“, njofton policia.

Arma e krimit

Lezhë/Informacion paraprak

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit