Në mbarë botën janë mbi 520 mijë të shëruar nga COVID-19 .

Mos i humb

Ka tejkaluar mbi 520 mijë numri i personave në botë që janë shëruar pas diagnostikimit të tyre me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, 520.930 persona në botë kanë arritur të mposhtin virusin.

Numri më i madh i rasteve të shëruara është shënuar në Kinë, në të cilën janë shëruar 77.892 persona të prekur me COVID-19.

Pas Kinës renditet Gjermania me 77.000, Spanja me 74.797, Irani me 49.933, SHBA-ja me 48.708, Italia me 38.092 dhe Franca me 30.955.

Për shkak të COVID-19 në të gjithë botën kanë humbur jetën rreth 137,000 njerëz dhe ka arritur në 2.094.839 numri i rasteve. Ndërkohë ndodhen nën trajtim 1.438.345 raste aktive të infektuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit