Në mbështetje të grevistëve/ Protestojnë punëtorë të rafinerisë në Ballsh, u bashkohen edhe minatorë nga Bulqiza

Mos i humb

Qindra punëtorë të rafinerisë së naftës në Ballsh po protestojnë në mbështetje të grevistëve të urisë, për pagat e munguara prej 4 muajsh.

Në anë të naftëtarëve të Ballshit kanë ardhur edhe minatorë nga Bulqiza dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Protesta nisi përpara hyrjes kryesore të uzinës së përpunimit të naftës. Protestuesit po marshojnë drejt qytetit të Ballshit. Atyre u janë bashkuar edhe qytetarët e rastësishëm.

Pas marshimit nga uzina drejt qytetit, të mbështetur ashtu siç thamë, edhe nga qytetarë të shumtë, protestuesit u grumbulluan në qendër të Ballshit. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit të naftëtarëve për pagat e munguara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit