Dhjetra të plagosur nga tërmeti në Iran

Mos i humb

Si pasojë e tërmetit në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit në kufi me Turqinë janë plagosur 25 persona ndërsa janë dëmtuar shtëpitë në 43 fshatra,(AA).

Zëdhënësi i Institucionit të Ndihmës Emergjente të Iranit, Mojtaba Khaledi, në një deklaratë për median shtetërore tha se si pasojë e tërmetit janë plagosur 25 persona.

Ndërkohë që guvernatori i Azerbajxhanit Perëndimor, Mohammad Mehdi Shahriari tha se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonën e tërmetit.

Sipas medias shtetërore të Iranit nga tërmeti janë regjistruar dëme të shëpive në 43 fshatra.

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur sot rajonin Qotur në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në perëndim të Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit