Në tri muajt e fundit, rreth 2000 anëtarësime të reja në Vetëvendosje

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar përmes faqes së Facebook-ut se në tre muajt e fundit anëtarësia e tyre është shtuar për 2000 veta të tjerë.

Këto shifra u shpalosën sot në mbledhjen e rregullt dhe të përmuajshme me kryetarët dhe koordinatorët e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit organizativ, Ismajl Kurteshit.

Në mbledhje u diskutua për gjendjen organizative në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me theks të veçantë në situatën në strukturat e Qendrave.

Kurti njoftoi përfaqësuesit e Qendrave me zhvillimet politike në vend, duke iu referuar posaçërisht ngjarjeve të javës së fundit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit