Në Tunizi shpërndahen trupa ushtarake në mbarë vendin

Mos i humb

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes, Tunizia ka shpërndarë qindra trupa në pjesë të ndryshme të vendit me qëllimin e deklaruar për mbrojtjen e “institucioneve sovrane”.

“Në koordinim me autoritetet civile, mbi dy mijë trupa ushtarake janë vendosur për të mbrojtur institucionet sovrane dhe objektet jetike. Në fazën e parë (të vendosjes), dy mijë ushtarë u dërguan të martën në mbrëmje në 123 pjesë të ndryshme të vendit”, tha Belhassen al-Waslati për AA.

Që nga mbrëmja e djeshme, shtoi al-Waslati, ky numër është rritur në më shumë se 2.100.

Shpërndarja ushtarake vjen pas katër ditëve të protestave të zhvilluara në rrugë në disa qytete tuniziane kundër rritjes së kostove të jetesës. Në disa raste, protestuesit u përplasën me forcat e sigurisë tuniziane.

Dje, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më shumë se 200 protestues ishin arrestuar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit