Negociatat, Rama vijon të ngacmojë ndërgjegjen europiane: shpresoj mos jetë e padrejtë

Mos i humb

I angazhuar tërësisht për të bërë të mundur hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama vijon të provokojë ndërgjegjen europiane.

Në një interviste të fundit të dhënë për ARD, Rama tha se beson tek shpirti i Europës, duke zgjedhur ta miklojë atë, pa kursyer dhe kritikat..

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raportet të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria e meriton t’i hapen negociatat, edhe për shkak të një rekomandimi të qartë nga Komisioni Europian. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit