Nesër Zelensky video-mesazh në Kuvendin e Shqipërisë, ndryshon orari, ja kur nis seanca plenare

Mos i humb

Teksa nesër pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, ky i fundit ka bërë një ndryshim të orarit kur nis seanca plenare.

Mësohet se seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 11:00, por do të nisë në orën 13:00.

Kujtojmë se deri më tani Presidenti Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve Europiane.

Më herët Zelensky ndërsa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit