Sërish protestë në Rinas, banorët ulen këmbëkryq në asfalt, bllokojnë rrugën: Jemi si ‘burg me ajrim’, bëjmë 25 km për të blerë bukën

Mos i humb

Sërish protestë në Rinas.

Tubimi vjen pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Banorët e zonës kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën, duke u ulur në asfalt. Ata kërkojnë njëzëri që rruga të kthehet me dy sense lëvizje.

Një prej banorëve të këtij fshati tha se për të marrë një bukë në dyqan, i duhet të bëjë 25 km rrugë, ndërsa theksoi se kjo gjë bëhet edhe për të çuar fëmijët në shkollë.

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, i bie se skam nga dal.

Të vijë ambulanca, s’ka ku futet. Garancisë, pa ardhur një nga ata që do na sqarojnë.

Nuk kam zgjidhje, jam në burg me ajrim. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën.

S’kemi as ujë as drita. Sa të bjerë një pikë shi, ikin dritat, jemi të penalizuar. Jemi 690 votues, plus fëmijë.

S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit.”, tha protestuesi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit