“Neutraliteti ushtarak i Serbisë nuk është pengesë për bashkëpunim me NATO-n”

Mos i humb

 

 

Pozita e fortë e neutralitetit ushtarak të Serbisë nuk është pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit me NATO-n, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të cilën Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, shtoi se NATO-ja respekton qëndrimin e Serbisë.

Siç njofton Presidenca e Serbisë, Vuçiç në takim me Ali në Beograd ka thënë se neutraliteti ushtarak i Serbisë nuk është pengesë për bashkëpunim me NATO-n, por është në interes të forcimit të stabilitetit rajonal.

Ali theksoi se NATO respekton pozitën e Serbisë për të qenë neutrale ushtarakisht dhe bashkëpunimin ta përcaktoj sipas nevojave të saj. Ai mbështeti përpjekjet që Serbia të investojë në ruajtjen e stabilitetit dhe forcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vënë në dukje se ndërmjet Serbisë dhe NATO-s është intensifikuar dialogu në nivelin më të lartë.

Vuçiç dhe Ali ranë dakord që pjesëmarrja e delegacionit të Parlamentit të Serbisë në mbledhjet vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, si anëtare vëzhguese, kontribuon në mirëkuptimin e ndërsjellë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit