Nga 2-4 prill, ndalohet lëvizja e mjeteve në Kapshticë

Mos i humb

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe, që do të nisë ditën e martë më 2 prill dhe do të përfundojë të enjten në orën 8 të mëngjesit të 4 prillit.

Sipas mediave greke, në pikën kufitare të Kapshticës do të paralizohet plotësisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë.

Asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nuk do të kalojë kufirin.

Për të shmangur problematikat e mundshme lëvizja e qytetarëve do të bëhet vetëm për raste të veçanta si probleme shëndetësore.

Federata e Doganierëve në Greqi deklaron se vendimi për nisjen e grevës ishte i pashmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga kërkesat e kësaj sindikate.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit