Tusk: Jemi në fillim të një epoke të re të luftës në Evropë

Mos i humb

Sipas kryeministrit polak Donald Tusk, pushtimi rus i Ukrainës më shumë se dy vjet më parë paralajmëron për fillimin e një epoke të re të luftës në Evropë.

“E di që tingëllon shkatërruese, veçanërisht për brezin e ri, por ne duhet të mësohemi me faktin se ka filluar një epokë e re: epoka e paraluftës. Nuk po e ekzagjeroj; kjo po bëhet më e qartë çdo ditë”, tha ai për gazetën gjermane “Die Welt”.

“Unë nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara. Është e vërtetë dhe filloi më shumë se dy vjet më parë”, shtoi ai.

“Gjëja më shqetësuese për momentin është se çdo skenar është i mundur”, tha Tusk.

“Ne nuk kemi parë një situatë të tillë që nga viti 1945. Në atë vit, Lufta e Dytë Botërore mori fund me dorëzimin e Gjermanisë së Hitlerit”, tha ai.

“Tani vihet re një revolucion në mentalitetin evropian. Dikur askush nuk e vinte në dyshim nevojën për mbrojtje të përbashkët:, tha Tusk.

“Hidhini një sy Gjermanisë, ku ka ndodhur një kthesë e madhe. Sot, CDU dhe SPD po konkurrojnë për të parë se cili prej tyre është më pro-ukrainas”, tha Tusk.

Duke pasur parasysh instrumentalizimin e migrantëve nga Rusia, ai bëri thirrje për mbrojtje më të qëndrueshme të kufijve të jashtëm të BE-së.

“Bashkimi Evropian në tërësi, si një organizatë e fuqishme, duhet të jetë i përgatitur mendërisht për të luftuar për sigurinë e kufijve dhe territorit tonë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit