Nga 420 kilometra lartësi, shikoni LIVE çfarë po ndodh tani në tokë

Mos i humb

NASA na mahnit gjithnjë me pamjet e publikuara nga hapësira. Më herët, ajo publikoi imazhet e  para që Teleskopi Hapësinor James Webb ka shkrepur dhe që tregon sesi universi dukej 13 miliardë vite më parë.

Gjithçka u bë publike pak orë më parë në një aktivitet të posaçëm në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa katër foto të tjera të university pritet të publikohen gjatë orëve të pasdites së sotme.

Ndërkohë, NASA transmeton vazhdimisht pamje nga hapësira, të filmuara nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar me fokus tokën gjatë rrotullimit të tij rreth planetit tonë.

Kur nuk ka re, gjithkush mund të shohë se si duket shteti i tij nga qindra kilometra lartësi.

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar ndodhet 420 kilometra larg tokës dhe është investimi më i madh që ka bërë njerëzimi deri më tani në hapësirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit