Rrëzimi i dekretit për Butrintin, Meta: Sjellje arrogante! Deputetët janë diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të pasurive

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një komunikim për mediat komentoi sërish rrëzimin e dekretit për Butrintin.

Meta u shpreh se kjo çështje ka të bëjë me identitetin kombëtar.

Sipas tij vendimi për rrëzimin e dekretit tregoi sipas tij se deputetët janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive të çmuara si Butrinti.

“Meqë kemi një zhvillim të freskët nga Kuvendi ku Komisioni Parlamentar ka rrëzuar dekretin  për Butrintit, një çështje që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar dhe na risolli dhe njëherë një sjelle arrogante në raport me dëgjesën e ekspertëve dhe shoqërise civile.

Tregon qartë se deputetë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara si Butrintit, vetëm për arsye korruptive dhe ndoshta motive edhe më të thella se kaq. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore.

Do uroja që deputetët në seancë ti dëgjojnë dhe lexojnë të gjitha argumentin në dekretin përkatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit