Nga 7 qershori Spanja mirëpret të gjithë udhëtarët e vaksinuar

Mos i humb

Në kuadër të miratimit të certifikatës së COVID dhe të rekomandimit të Këshillit Evropian për qarkullimin e lirë të qytetarëve të vendeve të treta, Spanja do t’iu mundësojë të gjithë udhëtarëve të vaksinuar që ta vizitojnë këtë shtet nga 7 qershori. Deklaratën e dha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten, teksa bëhen përpjekje për ringjallje të industrisë së turizmit.

“Nga 7 qershori, të gjithë personat e vaksinuar dhe familjet e tyre do të mirëpriten në shtetin tonë, Spanjën, pavarësisht vendit të origjinës”, ka thënë Sanchez në një panair ndërkombëtar të turizmit në Madrid.

I njohur si vendi i dytë më popullor për turistët pas Francës, Spanja pati regjistruar 83.5 milionë vizitorë të huaj më 2019, sipas të dhënave zyrtare. Më 2020, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Spanjën ka rënë për 77 për qind, në krahasim me një vit më parë, si pasojë e kufizimeve të vëna për luftim të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë që para pandemisë vendi priste çdo vit të paktën 45 milionë turistë të huaj.

Pandemia ka goditur shumë aspekte të ekonomisë në botë, por ndër më të prekurit ishte turizmi. Sipas Organizatës për Turizëm Botëror, që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara, lëvizjet e turistëve besohet të kenë rënë për 74 për qind më 2020, në krahasim me 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit