Nga dreka e Krishtlindjeve vetëm me familjen tek ndalimi i lëvizjeve mes rajoneve, ja dekreti i ri i Contes për rregullat anticovid

Mos i humb

Qeveria e kryeministrit Conte ka miratuar dekretin e ri për rregullat e reja anticovid për festa.
SHKOLLAT
Më 7 janar do të hapen shkollat e ciklit fillor dhe tetëvjeçar ndërsa shkollat e mesme me 75% të kapaciteteve, pjesa tjetër do të vijojë online.
LEVIZJET MES RAJONEVE.
Prej datës 21 dhjetor deri në 6 janar janë të ndaluara lëvizjet nga një rajon tek tjetri. Përjashtohet rastet për arsye shëndetësore.
Do të jetë e mundur të lëvizësh nga një rajon në tjetrin deri më 20 dhjetor, duke marrë parasysh, ngjyrat aktuale të rajoneve.
LEVIZJET MES KOMUNAVE
Lëvizjet mes komunave brenda të njëjtit rajon janë të ndaluara për Krishtlindje më 25 dhjetor, më 26 dhjetor dhe për Vitin e Ri. Përjashtohen rastet për arsye shëndetësore dhe pune.
SHTEPIA E DYTE
Të gjithë qytetarët italianë që kanë një shtëpi të dytë që ndodhet në të njëjtin rajon përvec datave 25- 26 dhjetor dhe 1 janar, kur janë të ndaluara dhe lëvizjet mes komunave.
SHOPPING
Deri më 6 janar dyqanet do të qëndrojnë të hapura çdo ditë deri në orën 21:00 për të evituar numrin e lartë të njerëzve. Ndërsa qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura në fundjavë.
RESTORANTET
Restorantet do të qëndrojnë të hapura në drekë edhe për Krishtlindje, më 26 dhjetor, për Vitin e Ri dhe më 6 janar që quhet dhe festa e Befanës në Itali. Por në tavolinë nuk do të lejohen më shumë se katër persona.
Ndërsa shërbimet në shtëpi, delivery do të jetë në hapura deri në orën 22:00. Ndërsa baret dhe lokalet e tjera do të qëndrojnë të hapura nga ora 5 deri në 18 por vetëm në zonat e verdha, jo të kuqe.
DREKA E KRISHTLINDJEVE
Dreka e Krishtlindjeve rekomandohet të festohet vetëm më familjarët e së njëjtës shtëpi dhe nuk është përcaktuar një numër i caktuar.
SHTETRRETHIMI
Mbetet në fuqi gjatë gjithë muajit të festave dalja jashtë pa autorizim nga ora 5 e mëngjesit deri në 22:00.
VITI I RI
Më 1 janar shtetrrethimi do të zgjasë deri në orën 7 jo në 5 ë mëngjesit.
HOTELET
Hotelet do të qëndrojnë të hapura, por restorantet brenda do të jenë të mbyllura natën e Vitin e Ri. Darka e Vitit të Ri mund të kalohet vetëm në dhomë duke porositur darkën.
PISTAT E SKIVE
Pistat e skive në vendet turistike do të qëndrojnë të mbyllura deri më 6 janar.
UDHETIMET ME KROCERA
Udhëtimet me kroçera do të ndalohet prej datës 21 dhjetor deri më 6 janar.
UDHETIMET
Pas një udhëtimi jashtë shtetit kur të kthehesh në vend duhet të bësh karantinë 14 ditë.
MESHAT
Shërbimet fetare darkën e24 dhjetorit do të realizohen në oraret para shtetrrethimit.
TEATROT DHE KINEMATE
Teatrot dhe kinematë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë periudhës së festave.
SPORTET
Deri më 15 janar do të mbahen vetëm ndeshje dhe gara të “nivelit të lartë”. Aktiviteti individual i sporteve dhe motorëve mbetet i lejuar, duke ruajtur distancën.
Kujtojmë që Italia është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e Covid-19, ku deri tani janë regjistruar 1,664,829 të infektuar, nga të cilët kanë vdekur mbi 50 mijë persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit