Angli/ Shpërthim i fuqishëm në punimet e ujit, ndërrojnë jetë 4 persona

Mos i humb

Katër presona kanë humbur jetën nga një shpërthim i fuqishëm në një vendpunim të pastrimit të ujit në Avonmouth pranë Bristolit.

Shpërthimi ndodhi pak para mesditës sipas kohës lokale, kurse ekipet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes, duke e klasifikuar këtë si një Incident të rëndë. Zëdhënës i policisë tha se incidenti nuk konsiderohet si sulm terrorist.

“Oficerët qëndrojnë në vendin e ngjarjes dhe ka të ngjarë të jenë për ca kohë pasi ne punojmë së bashku me agjencitë e tjera në zgjidhjen e këtij incidenti të madh. Një kordon është vendosur dhe ne këshillojmë qytetarët të shmangin zonën në këtë kohë, kur është e nevojshme të lejojnë shërbimeve të urgjencës të kryejnë punën e tyre. Hetimet e policisë për të përcaktuar saktësisht atë që ka ndodhur janë në fazë shumë të hershme dhe po vazhdojnë“, tha Kryeinspektori Mark Runacres.

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson shkroi në Twitter: “Jam shumë i pikëlluar kur mësova se katër njerëz kanë humbur jetën në shpërthimin e punimeve të ujit në Avonmouth. Zemrat tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Faleminderit për shërbimet e urgjencës që ishin në vendin e ngjarjes”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit