Nga integrimi në BE tek kriza politike, ambasadori gjerman jep mesazhin e qartë nga Shkodra: Shqipëria ka shumë për të bërë

Mos i humb

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf nga Shkodra deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara për bisedimet me Bashkimin Europian.

Sipas ambasadorit, Shqipëria ka shumë punë për të bërë sa i takon kushteve për të plotësuar.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara. Ka marrë ‘po’-n për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kancelaria dyert për Shqipërinë i ka të hapura dhe ne po punojmë intesivisht për këtë temë.

Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë por pozitive.

Një BE e fortë, një partner me i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë.

Janë kushte për t’u plotësuar. Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlini, por për vetë siç është gjykata e larta dhe kushtet e tjera.”, tha Zingaf.

Duke u ndalur tek kriza politike dhe tensionet mes palëve, diplomati gjerman pohoi se; “Jemi në mes të një fushate elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit