OBSH: Të karantinohen rastet e kontaktit me COVID-19

Mos i humb

Në përballje me valën e dytë të infeksioneve me Covid-19, kreu i Urgjencave Shëndetësore në OBSH, Michael Ryan u bëri thirrje autoriteteve që të vendosin të gjitha rastet e kontaktit në karantinë, megjithëse disa prej tyre, si Sllovenia kanë hequr dorë nga gjurmimi i tyre për shkak të pamundësisë për t’i gjurmuar të gjitha.

“Nëse do të kisha një dëshirë magjike për të përmirësuar një gjë që ne me të vërtetë mund ta përmirësojmë dhe të jem një lojë ndryshues, do të ishte të siguroja që çdo individ në kontakt me një rast të konfirmuar COVID-19 të karantinohej për kohën e nevojshme me qëllim thyerjen e zinxhirit të transmetimit”, u shpreh ai.

Duke vijuar në fjalën e tij se një gjë e tillë nuk është bërë dhe prandaj vendet e kanë pasur t) pamundur të vënë në kontroll valën e përhapjes së Covid-19.

Gjurmimi i rasteve të kontaktit, pavarësisht aplikacioneve të shumta të krijuara ka dështuar prandaj shumica prej vendeve janë detyruar të rikthejnë kufizimet e pjesshme dhe Irlanda pothuajse me të njëjtën shkallë kufizimeve si në Pranverë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit